Ballina Sport Futboll City mposht Chelsea dhe vazhdon tutje në Qarabao Cup

City mposht Chelsea dhe vazhdon tutje në Qarabao Cup

Manchester City ka kaluar në raundin tjetër të kompeticionit anglez Qarabao Cup pasi e ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-0 në “Etihad Stadium”.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Pep Guardiolas e gjeti dy herë rrjetën për ta siguruar kështu vazhdimin në fazën tjetër të kësaj gare.

Fillimisht Ryad Mahrez shënoi për 1-0 në minutën e 53’, pastaj vetëm pesë minuta më vonë epërsinë e Cityt në 2-0 e thelloi Alvarez, përcjellë KosovaPress.

Edhe skuadra tjetër londineze, Arsenali, është eliminuar nga kjo garë pasi pësoi disfatë nga Brightoni me rezultat 3-1.

Exit mobile version