Ballina Artikuj Çlirimi i Mekes dhe ne

Çlirimi i Mekes dhe ne

Hoxhë Vladimir Kera

Ishte viti i 630 me 20 Ramazan. Kur Profeti a.s đŸŒč hyri triumfator nĂ« MEKË, prej tĂ« cilĂ«s e kishin dĂ«buar 8 vite mĂ« parĂ«. Kjo ngjarje njihet si çlirimi i Mekes.
Ajo sot mĂ« sĂ« miri na tregon nevojĂ«n pĂ«r tu çliruar nga ato gjĂ«ra qĂ« Profeti a.s đŸŒče çliroi atĂ« shoqĂ«ri.
1- Të çlirohemi nga mendjemadhësia e fitores.
(Momenti kur Profeti a.s đŸŒč po hynte nĂ« Meke si fitimtarĂ«, Ai a.s đŸŒč ishte pĂ«rkulur mbi kafshĂ«n e tij, nĂ« modestinĂ« e liderit dhe nĂ« thjeshtĂ«sinĂ« e Profetit đŸŒč.)
2- Të çlirohemi nga hakmarrja ndaj humbsit dhe poshtërimi i të mundurit.
(Momenti kur nĂ« katĂ«r portat e mekes tellallĂ«t thirrnin: ” Kush ka hyrĂ« nĂ« shpi tĂ« Zotit Ă«shtĂ« i sigurtĂ«, kush ka hyrĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij Ă«shtĂ« i sigurtĂ« dhe kush hynĂ« nĂ« shtĂ«pine e Ebu Sufjanit (jo besimtarĂ« nĂ« atĂ« rast, por ishte kyretari i mekes) Ă«shtĂ« i sigurtĂ« kishte thĂ«nĂ« Profeti a.s đŸŒč, pra respekt dhe njohje e pozicionit edhe pse ishte kundrejt njĂ« tĂ« munduri.)
3- Të çlirohemi nga inatet personale, militatnitizmi dhe ti bëjmë gjërat për hatrin e Zotit jo për egon tonë.
(Momenti kur ato tĂ« cilĂ«t e dĂ«buna, luftuan u mblodhĂ«n para tij dhe Profeti a.s đŸŒč ju tha: “Shkoni se ju jeni tĂ« lirĂ«â€. Nuk ishte inati personal por ishte madhĂ«shtia e shpirtit tĂ« kĂ«saj feje qĂ« lĂ«shonte frytet e sajĂ« nga gjuha e bekuar e Profetit a.s đŸŒč.)
4- Të çlirohemi nga ngushticat e origjinës, rracës, ngjyrës dhe fanatizmit.
( Momenti kur e ftoj Bilalin r.a i cili kishte qĂ«nĂ« skllav, i zi, pa pĂ«rkrahje farefisnore, tĂ« thĂ«rrasĂ« ezanin duke hypur mbi muret e Qabes 🕋 sĂ« bekuar).
5- Të çliroheni nga forca e pushtetit.
( Momenti kur Profeti a.sđŸŒč u ftua nga tĂ« gjithĂ« nĂ« mbrĂ«mje pĂ«r tu respektur si “i pari i vendit” ai zgjodhi tĂ« qĂ«ndrone nĂ« çadrĂ«n e tij, dhe kur Abdurrahman ibm Aufi i cili ishte nga mĂ« tĂ« pasurit e vendit shkoi ta vizitonte dhe e gjeti atĂ« Profetin a.s đŸŒč tĂ« mbĂ«shtetur nĂ« gjysĂ«mgjunjĂ« duke ngrĂ«nĂ« bukĂ« modestisht. Ai Abdurrahmani r.a i thotĂ« edhe sot o i DĂ«rguari i Zotit. Ai Profeti a.sđŸŒč i tha: ” Mos mĂ« adhuroni mua por Zotin, unĂ« jam biri i njĂ« nĂ«ne qĂ« ka ngrĂ«n bukĂ« elbi tĂ« thatĂ«â€.)

Nga: Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version