Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çnjerëzimi i tjetrit, hapi drejt katastrofës globale

Çnjerëzimi i tjetrit, hapi drejt katastrofës globale

Sheikh Dr. Muhammad bin Abdul Karim Al-Issa

Sheikh Al-Issa në Davos: Drejtësia jo selektive, heshtja ndaj padrejtësisë është bashkëfajësi!

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Muslimane dhe Kryetari i Këshillit të Dijetarëve Muslimanë, Sheikh Dr. Muhammad bin Abdul Karim Al-Issa, mori pjesë në sesionin kryesor të dialogut në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai bëri thirrje për miratimin e Deklaratës së Nju Jorkut, duke e cilësuar atë si zgjedhjen e drejtë dhe të mençur për udhëheqësit fetarë. Deklarata, e lëshuar në korrik nga Konferenca Ndërkombëtare për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me 142 vota pro, u vlerësua nga Al-Issa si një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes me dy shtete.

Ai nënvizoi se udhëheqësit fetarë duhet ta mbështesin këtë dokument për të garantuar paqe dhe drejtësi. Në fjalën e tij, Al-Issa theksoi se jeta dhe dinjiteti njerëzor janë vlera supreme që nuk mund të selektivizohen.

Ai paralajmëroi se heshtja përballë shtypjes dhe persekutimit nuk është neutralitet, por bashkëfajësi. Po ashtu, ai dënoi përdorimin e teksteve fetare për të justifikuar luftëra të padrejta ose mohimin e të drejtave legjitime.

“Çdo tekst i përdorur për të justifikuar vrasjen është një tradhti ndaj tij!” – tha ai, duke shtuar se drejtësia është e pandashme dhe nuk mund të ndahet sipas interesave. Ai paralajmëroi se çnjerëzimi i tjetrit, është hapi i parë drejt katastrofave humanitare dhe kaosit global.

Al-Issa përfundoi duke theksuar se udhëheqësit e vërtetë fetarë nuk janë zëdhënës të pushtetit, por mbrojtës të virtytit dhe drejtësisë. Sipas tij, ata duhet të jenë avokatë të dialogut dhe paqes, duke e vendosur dinjitetin njerëzor mbi çdo interes politik. /tesheshi

Exit mobile version