Ballina Sport Conte: Dëshiroj të qëndrojë në Chelsea edhe shumë vite

Conte: Dëshiroj të qëndrojë në Chelsea edhe shumë vite

Trajneri i Chelsea të Londrës, Antonio Conte, deklaroi se dëshiron të qëndrojë në pankinën e “të kaltërve” edhe shumë vite.

Conte arriti në Chelsea verën e kaluar, ndërsa me klubin ka kontratë tre vjeçare.

Siç u shpreh, sfida e tij është të qëndrojë sa më gjatë dhe të luajë në stadiumin e ri.

“Kjo do të ishte një sfidë e shkëlqyer për mua, por edhe për klubin, që të mbesim bashkë dhe të luajmë në stadiumin e ri”, tha trajneri italian.

Trajneri i fundit që në Chelsea ka qëndruar katër vite ka qenë John Neal mes viteve 1981 dhe 1985.

“Dëshiroj ta thyej këtë rekord të keq. Doemos duhet të jem pozitiv. Shpresoj se do të qëndrojë në këtë klub edhe shumë vite.

Sinqerisht, stadiumi i ri do të jetë i bukur, por unë e dua fortë Stamford Bridge. Ky stadium është si shtëpia ime”, tha Conte.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan aprovoi planin e Chelsea për zgjerimin e stadiumit Stamford Bridge, me të cilin kapaciteti do të rritej nga tani 41.663 në 60.000 ulëse.

Chelsea planifikon të investojë rreth 500 milionë paundë për zgjerimin e stadiumit, ndërsa punët do të duhej të jenë gati deri në verën e vitit 2021./Mesazhi/

Exit mobile version