Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka rinovuar thirrjen për përgjegjësi në lidhje me vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, e cila u vra nga një ushtar izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar më 11 maj 2022.
“Për 25 vite si korrespondente e Al Jazeera Arabic, Abu Akleh ishte një zë i fuqishëm për gratë në gazetari dhe një burim i besuar për miliona shikues në rajon,” shkroi CPJ.
Organizata vazhdon të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara hetim të plotë për vrasjen dhe që personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.
Një dokumentar investigativ i publikuar së fundmi nga kompania mediatike Zeteo në Uashington DC ka identifikuar një ushtar izraelit 20-vjeçar si autorin e të shtënave që vranë Abu Akleh. /mesazhi
