Ballina Lajmet Kosovë Daçiq: Dua të shkoj në Hagë si dëshmitar kundër UÇK-së

Daçiq: Dua të shkoj në Hagë si dëshmitar kundër UÇK-së

Ivica Daçiq ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në Hagë si dëshmitar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në Hagë si dëshmitar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pa marrë parasysh në gjithçka, jam i gatshëm të shkojë në Gjykatën Speciale për krimet e UÇK-së, kam materiale që më së miri flasin për atë se kush kënd e ka dëbuar nga Kosova”, deklaroi Daçiq për të përditshmen serbe “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Daçiq i është përgjigjur deklaratave të fundit nga këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj i cili ka publikuar disa dokumente të cilat, sipas tij, janë të Partisë Socialiste të Sersbië, të vitit 1999, në cilat dëshmohen planet kundër shqiptarëve dhe tentimi për fshehjen e masakrave dhe dëbimeve nga shtëpitë të qytetarëve të Kosovës.

Daçiq i ka thënë se mjafton t’i shikojë deklaratat e tij nga seancat e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe të mos hyjë në arkiva të tjera.

“Sa është Kosova shtet, aq mund të besohet edhe në raportin kundër SPS-it për të cilin ka halucinacione Zyberaj. Por, nuk është halucinacion, për fatin e keq, por realitet që qëndron se më tepër se 20 mijë serbë të dëbuar nga Kosova në dy dekadat e fundit nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, u shpreh ai.

Daçiq ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Gjykatën Speciale, por si dëshmitar kundër krerëve të Zyberajt dhe qeverisë nga Prishtina që kanë krijuar organizatën sipas tij terroriste të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Exit mobile version