Ballina Lajmet Kosovë Daka: Deri në ora 11:00 votuan 182 mijë e 40 votues

Daka: Deri në ora 11:00 votuan 182 mijë e 40 votues

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka njoftuar se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve.

“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve . Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013-të , njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 përqind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, tha Daka

E pyetur për problemet me vula Daka tha se është bërë një ngatërrim , gabimet i bëjnë njerëzit, dhe se sipas saj ky problem është sanuar dhe procesi po vazhdon me rregull. Ndërsa sa i përket incidentit që ka ndodhur në Kllokot, ajo ka thënë se KQZ-ja nuk ka informata se kanë ndodhur incidente.

Ndërsa e pyetur për mënyrën e votimit të ish kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me ID të universitetit, ajo ka thënë shkurt se Këshilli i vendvotimit e mbanë përgjegjësinë se si aplikohet ligji në ditën e zgjedhjeve.

Exit mobile version