Ballina Sport Futboll Daku shënon gol në barazimin e Rubin Kazanit

Daku shënon gol në barazimin e Rubin Kazanit

Sulmuesi Mirlind Daku ka vazhduar me formën e mirë te skuadra e Rubin Kazanit.

Daku ka shënuar gol në barazimin 1:1 të Rubin Kazanit në shtëpi kundër skuadrës së Uralit. Kjo ndeshje u luajt të hënën dhe i takoi xhiros së 26-t të Kampionatit të Rusisë.

Daku ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes te Rubin Kazani, të cilin e kaloi në epërsi në minutën e 43-të. Me epërsinë minimale 1:0, Rubin Kazani shkoi në pushim por Urali barazoi shifrat në fund të takimit për të marrë një pikë nga ky udhëtim.

Për Dakun 26-vjeçar, ky është goli i 7 këtë edicion në kampionatin rus në 24 paraqitje, ndërsa ka edhe 4 asistime.

Aktualisht, Rubin Kazani zë vendin e nëntë me 37 pikë të mbledhura, ndërsa në tri ndeshjet e fundit nuk di për humbje pasi ka regjistruar dy barazime dhe një fitore.

Exit mobile version