Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dalin pamjet kur roja bregdetare greke braktis për vdekje emigrantët

Dalin pamjet kur roja bregdetare greke braktis për vdekje emigrantët

Janë shfaqur pamjet e filmuara me një mjet ajror pa pilot (UAV) të momenteve kur roja bregdetare turke u shtriu dorën e ndihmës emigrantëve të parregullt të braktisur për vdekje në det të hapur nga anija e rojës bregdetare greke në Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Momentet kur anijet e rojës bregdetare greke detyruan emigrantët e parregullt të ktheheshin në ujërat territoriale turke, duke i transferuar në dy gomone në veri të ishullit Rodos në Detin Egje, u regjistruan me dron.

Në pamje shihet se si rojet bregdetare greke transferojnë emigrantët e parregullt në veri të ishullit Rodos në dy gomone, duke i sjellë gomonet me emigrantë në mënyrë të rrezikshme në ujërat territoriale turke.

Në vazhdimin e videos shihet se njësitë greke i detyrojnë emigrantët të kthehen në ujërat territoriale turke dhe i braktisin për vdekje në det të hapur, ndërkohë që roja bregdetare turke u arrin në ndihmë emigrantëve.

Emigrantët e parregullt u morën në anije nga roja bregdetare turke dhe u dërguan në bregdet.

Exit mobile version