Ballina Artikuj “Dallimet thelbësore në udhëtimin tonë fetar e intelektual”

“Dallimet thelbësore në udhëtimin tonë fetar e intelektual”

Hoxhë Halil Avdulli

Në udhëtimin tonë fetar e intelektual duhet t’i dimë këto dallime thelbësore:

1. Midis Islamit vetë dhe kuptimit tonë për Islamin.

2. Midis Sheriatit islam dhe jurisprudencës islame.

3. Midis tekstit kur’anor dhe profetik dhe interpretimit të këtij teksti.

4. Midis parimeve islame dhe mësimeve të tij në njërën anë, dhe individëve me përvojat e tyre në anën tjetër.

5. Midis shenjtërisë së shpalljes dhe relativitetit të historisë.

• Fusha e parë (shenjtëria e shpalljes, parimet dhe vetë Islami) janë të qarta, të prera dhe të detyrueshme në çdo rast.

• Fusha e dytë (kuptimet, interpretimet dhe përvojat njerëzore) janë produkt i mendjes dhe përpjekjes së njeriut. Ato mund të jenë të drejta ose të gabuara, të sakta ose të devijuara, të vërteta ose të pavërteta.

Mund të merren ose të lihen, duke përzgjedhur prej tyre atë që është më e dobishme për të ardhmen e umetit.

Vetëm duke bërë këtë dallim të qartë dhe duke e kuptuar me drejtësi raportin mes shpalljes hyjnore dhe përvojës njerëzore, do të jemi në gjendje të kuptojmë drejt Islamin dhe ta udhëheqim umetin drejt së mirës dhe përparimit.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version