Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Danimarka propozon ndalimin e shitjes së cigareve për personat e lindur pas...

Danimarka propozon ndalimin e shitjes së cigareve për personat e lindur pas vitit 2010

Magnus Heunicke

Danimarka ka propozuar ndalimin e shitjes së cigareve dhe produkteve të nikotinës për çdo person të lindur pas vitit 2010.

Synimi është parandalimi i gjeneratës së ardhshme daneze që të prekin çdo formë duhani, ka thënë në një konferencë për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

“Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të ndalojmë shitjet për këtë gjeneratë, duke rritur gradualisht moshën që lejohet të blejë”, tha Heunicke, raporton Euronews.

Sipas rregullave aktuale, shtetasve danezë nën moshën 18-vjeç u ndalohet blerja e duhanit ose pirja e cigareve elektronike. /koha

Exit mobile version