Ballina Sport Euro2020 Danimarka “shkatërron” Uellsin dhe kalon në çerekfinale të Euro 2020

Danimarka “shkatërron” Uellsin dhe kalon në çerekfinale të Euro 2020

Kombëtarja e Danimarkës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Uellsit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës në Euro 2020.

“Vikingët” janë kombëtarja e parë që sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Euro 2020, pasi mposhten britanikët në ndeshjen e zhvilluar në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me danezët për një nuancë më të mirë, pasi shin vetëm ata që gjeten rrjetën.

Ishte sulmuesi shtatlartë Kasper Dolberg, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 27-të për 0-1.

Në pjesën e dytë përsëri ishte Danimarka skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijoi më shumë raste, teksa gjeti edhe dy tri gola tjerë për të siguruar fitoren.

Luhej minuta e 48-të kur në skenë doli përsëri Dolberg që shënoi nga afërsia për 0-2 pas një topi të larguar keq nga mbrojtësi Neco Williams.

Pas këtij goli, Danimarka pati edhe dy raste të mira me Mathias Jensen (66’) dhe Martin Braithwaite (86’), por shtylla ua mohoi golat.

Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte në skenë doli Joakim Maehle (88′), i cili shënoi për 0-3, ndërsa Braithwaite (90+) u përkujdes të shënojë për rezultatin përfundimtar 0-4.

Ndryshe, Danimarka në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Holandës dhe Republikës Çeke.

Exit mobile version