Ballina Sport Futboll Dardanët demolojnë Burkina Fason në miqësore

Dardanët demolojnë Burkina Fason në miqësore

Kosova arriti fitore të thellë në miqësoren ndaj Burkina Faso.

Kosova mposhti me rezultate të thellë 5:0 ekipin nga Afrika, Burkina Faso.

Ishte një ndeshje shumë e mirë nga kombëtarja e Kosovës, në çdo aspekt të lojës.

Serinë e golave e hapi Fidan Aliti në minutën e 4` te ndeshjes. Ishte minuta e 23` kur shënon një super gol sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani.

Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të Kosovës. Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë nga ‘Dardanët’.

Pas një kombinimi shumë të mirë të Edon Zhegrovës dhe Milot Rashica, topi shkoi te Mërgim Vojvoda i cili shënoi për 3:0 në minutën e 52`të ndeshjes.

Burkina Faso mund të shënonte golin e parë me anë të penalltisë, por ia mohoi Samir Ujkani.

Në minutën e 68` shënoi Milot Rashica për të thelluar epërsinë në 4:0.

Golin final e shënoi në debutim Domgjoni në minutën e 75`të ndeshjes.

Kosova filloi mjaft mbarë epokën nën drejtimin e trajnerit të ri Alain Giresse.

Miqësorja e dytë e Kosovës do të zhvillohet me 29 mars, në Cyrih ndaj Zvicrës.

Exit mobile version