Ballina Artikuj Dashuria është vlera më e lartë dhe ilaçi më i përsosur i...

Dashuria është vlera më e lartë dhe ilaçi më i përsosur i kësaj bote.

Hoxhë Halil Avdulli

Një rregull i famshëm Kuranor thotë: Të mirët me të mirat dhe të këqijtë me të këqijat: Ky rregull kuranor mbështet thënien e përgjithshme: miku mikut i ngjanë 40 vjet. Muhamedi a.s. thotë: Shpirtrat janë ushtarë të rekrutuar, ata që harmonizohen mund të jetojnë bashkë, kurse ata që nuk njihen largohen nga njëri tjetri.
Familja ime më meritojnë mua dhe unë i meritoj ata, ju meritoni gruan tuaj, dhe ajo ju meriton juve, ju jeni në të njëjtin nivel shpirtëror dhe kjo është arsyeja pse ju keni gravitet mes njëri-tjetrit sipas rregullit kuranor dhe profetik.
Po në ndonjë rast problemi mes veti çfarë të bëjmë?
E para; duhet t’i përshtatemi situatës aktuale dhe t’i përmirësojmë mënyrat e bashkëveprimit me njëri-tjetrin.
E dyta; pjekuria e përbashkët për të arritur një shkallë më të lartë të mirëkuptimit dhe lumturisë.
Shoqëria ka shumë nevojë për këtë vlerë, dhe nëse hiqet prej saj, siç po ndodh (me lloj-lloj thirrjesh për të urrejtur të tjerët dhe jetën e kësaj bote), do të kemi problem ekzistencial, sepse dashuria garanton ekzistencën dhe qëndrushmërinë, siç thotë Rumi:
Po të mos ishte dashuria, tërë gjithësia do të ngrinte.
Dashuria është emocioni dhe ndjenja më e fortë në qenien njerëzore, që ka fuqi të shëroi njeriun duke kthyer funksionin e gjithë trupit dhe qelizës në harmoni të plotë. Kjo ndjenjë gjithashtu ka forcë të lëvizë individin, familjen dhe gjithë kombin drejt aspiratave të larta.
Halil Avdulli

Exit mobile version