Ballina Sport Futboll De Biassi i kënaqur me tri pikë

De Biassi i kënaqur me tri pikë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, është ndarë i kënaqur me tri pikë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ndeshjet që luhen në dy ditë janë të çuditshme. E vështirë që të futesh në lojë për 20 minuta sa kishin mbetur. Duhet të them që Maqedonia ka ekip të mirë dhe e vështirë të luash kundër tyre”

“Nuk ka qenë e vështirë që t’i motivojë lojtarët, pasi luajtën një pjesë të parë të mirë ndërsa pjesa e dytë ishte me shi dhe morëm një gol që nuk duhej të merrej, nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë mbrëmë. Duhet t’i gëzohemi fitores pasi kemi tri pikë më Italinë dhe Spanjën bashkë”.

“Mund të themi që u bë mirë që u ndërpre, por futbolli është i çuditshëm dhe askush dje nuk besoi se pas pjesës së parë që mund të barazojnë Maqedonia”.

“Ndeshjet me Izraelin, Lihtenshtajnin, dhe Maqedoninë ne duhet t’i fitojmë”, ka thënë De Biasi.

Exit mobile version