Ballina Lajmet Rajon dhe Botë DEASH kryen sulm vetëvrasës, 32 ushtarë irakianë të vrarë

DEASH kryen sulm vetëvrasës, 32 ushtarë irakianë të vrarë

Të paktën 32 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë janë vrarë në sulmet nga terroristët e DEASH-it në Mosul në 24 orët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Oficeri i ushtrisë irakiane Ali Al-Karbalai për AA, tha se 12 ushtarë u vranë në shpërthimet vetëvrasëse që kanë kryer tre pjesëtarë të DEASH-it ndaj pozicioneve të forcave irakiane në qarkun Al-Shifa, në veriperëndim dhe qendër të Mosulit.

Edhe 13 ushtarë u vranë në një seri sulmesh me bomba që terroristët kryen në qarkun Zanjili, në perëndim të qytetit të Mosulit, e cila është fortesa kryesore e DEASH-it në Irak.

Al-Karbalai tha se sulmuesi vetëvrasës me një autobombë në lagjen Bab Sinxhar ka vrarë të paktën shtatë ushtarë dhe ka shkatërruar një autokolonë prej 11 automjeteve të forcave irakiane.

Terroristët e DEASH që nga vera e vitit 2015 kontrollojnë qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosul.

Pas tre muajve të operacioneve të forcave të bashkuara irakiane me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar në janar kanë çliruar pjesën lindore të Mosulit ndërsa më 19 shkurt edhe operacionin për çlirimin e qendrës së qytetit i cili ndodhet në perëndim të lumit Tigër.

Mosuli në Irak dhe Rakka në Siri janë të njohur si dy bastionet më të mëdha të terroristëve të DEASH-it.

Exit mobile version