Ballina Lajmet Rajon dhe Botë DEASH merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

DEASH merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Grupi terrorist DEASH nëpërmjet agjencisë së saj të lajmeve Aamaq njoftoi se sulmuesi në Londër ishte një “luftëtar i DEASH-it”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të mërkurën pasdite një person me thikë me automjetin e tij SUV ka shtypur këmbësorët në urën Westminster para se të përplasej me gardhin e ndërtesës së Parlamentit britanik. Pas daljes së tij nga makinaai therri policin me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurës dhe më pas u vra nga policët. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i sulmuesit.

Mark Rowley, kreu i departamentit të policisë së anti-terrorit në Londër, ka thënë se janë bastisur gjashtë adresa dhe janë arrestuar shtatë persona në lidhje me sulmin e të mërkurës.

Ai bëri të ditur se numri i viktimave është pesë, duke përfshirë edhe sulmuesin. Në mesin e të vdekurve janë një polic i cili ishte roje në ndërtesën e parlamentit dhe tre civilë. Rowley shtoi se 29 persona janë shtruar në spital, prej të cilëve shtatë në gjendje kritike.

Exit mobile version