Ballina Arritje Teknologji Debuton aplikacioni i Microsoft për bashkëpunimin në punë quajtur Loop

Debuton aplikacioni i Microsoft për bashkëpunimin në punë quajtur Loop

Përshembull përdoruesit mund të vendosin një tabelë në një dokument Word që përditësohet ndërsa përdoruesi e ndryshon në moment.

U deshën dy vite që Microsoft të lejonte të gjithë të provojnë mjetin e ri të bashkëpunimit në punë. Kompania lançoi Loop, një aplikacion për ueb, Android dhe iOS.

Prezantuar në 2021 për herë të parë, ky mjet lejon njerëzit të punojnë në projekte me komponentë që përditësohen në kohë reale dhe të hidhen në aplikacionet e Microsoft 365 si Word dhe Outlook.

Përshembull përdoruesit mund të vendosin një tabelë në një dokument Word që përditësohet ndërsa përdoruesi e ndryshon në moment.

Me Loop mund të caktohen detyra të cilat sinkronizohen në Planner dhe Todo, të komentojnë, të reagojnë të ndajnë faqe projekti dhe të gjurmojnë progresin. Në telefon mund të kontribuoni me foto nëse diçka inspiron në moment dhe përdoruesit janë larg kompjuterit.

Siç mund të prisni, Microsoft ka vendosur të integrojë AI në Loop. Microsoft 365 Copilot do të ofrojë sugjerim AI për të nisur projektet. Përdoruesit mund ti kërkojnë ti ndihmojë me krijimin e një deklarate misione ose të bëjë përmbledhje të përmbajtjes së një dokumenti.

Për të provuar aplikacionet mobile nga ky moment duhet të keni një llogari pune por kushdo mund ta përdorë Loop në ueb. Loop nuk është Google Wave. Është më tepër një përpjekje për të unifikuar dhe sinkronizuar përpjekjet në një kohë kur aplikacione si Asana dhe Slack po lulëzojnë.

Exit mobile version