Ballina Lajmet Kosovë Delawie: Amerika do të investojë 12 milionë dollarë për luftimin e korrupsionit

Delawie: Amerika do të investojë 12 milionë dollarë për luftimin e korrupsionit

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë konsiderojnë që luftimi më i madh i korrupsionit do të rris besimin e qytetarëve dhe zbut papunësinë. Madje, Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë thotë se Biden luftimin e korrupsionit e trajtoi në mënyrë shumë personale kur ishte në Kosovë. Ai ka përmendur miliona dollarë që do të ndahen për luftën ndajë korrupsionit vetëm vitin e ardhshëm.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezën e rrumbullakët “Etika në Biznes dhe Korrupsioni” më ç’rast Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë ka mbajtur fjalimin kryesor.

Ambasadori Delawie ka thënë se luftimi i korrupsioni është diçka që ai i kushtoi shumë vëmendje.

Ndërkaq, Arian Zeka, drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane tha se luftimin i dukurive të korrupsionit do të rris besimin e qytetarëve dhe zbut pa punësinë.

Agon Gashi, arkëtar në Bordin e Guvernatorëve te Odës Amerikane ka thënë se “gjatë biznesit tonë ne jemi përpjekur që të aplikojmë praktika shumë të mira. Ne Meridian nuk jemi zmbraps asnjëherë për të prezantuar të bërit biznes. Ne fakt tani jemi model për kompanitë e tjera”.

Ndërkaq, Vehbi Kajtazi kryeredaktor në portalin Insajder, ka konsideruar se me gjithë investimet që SHBA-ja ka bërë sistemi i zbatimit të drejtësisë është në gjendje të mjerueshme. Mbështetje në luftën kundër korrupsionit bizneseve u ka dhënë edhe Besim Kelmendi, prokuror i Prokurorisë Speciale.

Exit mobile version