Ballina Lajmet Kosovë Delawie: E tmerrshme ideja për Specialen

Delawie: E tmerrshme ideja për Specialen

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë iniciativë për të mbledhur nënshkrimet që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Pas raportimit ka reaguar diplomati i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka thënë se kjo ide mund ta izolojë Kosovën dhe është një ide e tmerrshme.

“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht #Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Exit mobile version