Ballina Lajmet Kosovë Delawie kundër murit në veri të Mitrovicës

Delawie kundër murit në veri të Mitrovicës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka është shprehur kundër ndërtimit të murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Ndërtimi i mureve nuk i bën bashkë njerëzit e Kosovës. E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”, ka shkruar ai në Twitter.

Në kuadër të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për rivitalizimin e urës mbi Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo në vend të revitalizmin të saj u ndërtua një mur i lartë mbi dy metra.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha javën e kaluar se muri në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër “do të trajtohet sipas ligjit”.

Ndërsa kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq ka thënë se muri i ndërtuar në veri do të zvogëlohet.

Exit mobile version