Ballina Lajmet Kosovë Delawie në LDK për t’i bindur deputetët për ta votuar Demarkacionin

Delawie në LDK për t’i bindur deputetët për ta votuar Demarkacionin

Ambasadori amerikan, Greg Delawie do të takojë sot deputetët e LDK-së në përpjekje për t’i bindur ata që ta votojnë Demarkacionin.

Dje kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka dështuar ta procedojë Demarkacionin pasi që ende nuk i ka bindur deputetët e tij për ta votuar atë.

Takimi mbahet në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Exit mobile version