Ballina Lajmet Kosovë Delawie: Tani është koha për ratifikimin e demarkacionit

Delawie: Tani është koha për ratifikimin e demarkacionit

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të mbahet nesër në orën 11:00.

Lidhur me këtë ambasadori amerikan Greg Delawie përmes një postimi në Twittet ka kërkuar që të ratifikohet kjo marrëveshje.

“Qytetarët kanë pritur shumë kohë për liberalizimin e vizave – është koha për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.

Ai po ashtu ka theksuar se është e mahnitshme se si disa njerëz punojnë shumë që qytetarët të udhëtojnë drejt Evropës.

Ndërkaq pro ratifikimit të kësaj marrëveshje kanë deri tash janë deklaruar PDK, AAK, Nisma dhe LDK ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtoj një gjë të tillë.

Exit mobile version