Ballina Sport Futboll Dembele udhëton drejt Finladës – nesër i nënshtrohet operacionit

Dembele udhëton drejt Finladës – nesër i nënshtrohet operacionit

Ousmane Dembele ka udhëtuar sot drejt Finlandës.

Ylli francez i Barcelonës, Dembele, vazhdon të vuaj nga lëndimet e njëpasnjëshme, që po ia pamundësojnë shfrytëzimin maksimal të potencialit të tij të madh.

Kur mendohej se lojtari ishte afër rikthimit, ai pësoi një tjetër lëndim në stërvitje, i cili do ta shtyej datën e rikthimit.

‘Sport’ raporton se Dembele ka udhëtuar sot drejt Turku të Finlandës, ku ai do t’i nënshtrohet një operacioni (nesër, transmeton lajmi.net.

Nuk dihet akoma saktë se sa do të mungojë francezi. Pas operacionit pritet të mësohet më saktësisht për rikuperimin e tij.

Exit mobile version