Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Hakeem Jeffries, ka reaguar ndaj sulmeve të fundit të SHBA-së mbi objektet bërthamore iraniane, duke thënë se ato “kanë rritur ndjeshëm” rrezikun për një luftë.
Në një postim në platformën X, Jeffries shkruan: “Presidenti Trump e ka mashtruar vendin për qëllimet e tij, ka dështuar të kërkojë autorizimin e Kongresit për përdorimin e forcës ushtarake dhe po e fut SHBA-në në një luftë të mundshme katastrofike në Lindjen e Mesme.”
Ai shtoi se Trump “mban përgjegjësinë e plotë dhe të pakontestueshme për çdo pasojë të veprimit të tij ushtarak të njëanshëm”.
Ndërkohë, senatori demokrat Bernie Sanders e quajti ndërhyrjen “jashtëzakonisht antikushtetuese”, duke theksuar: “E vetmja trupë që mund ta çojë vendin në luftë është Kongresi i SHBA-së. Presidenti nuk ka të drejtë për këtë.” /mesazhi
