Ballina Lajmet Kosovë Demolli në Kanada, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks

Demolli në Kanada, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks

Ministri ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli , po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Me këtë rast, Demolli pati një takim shumë të ngrohtë bilateral me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan, të cilin e falënderoi përzemërsisht për kontributin kanadez për Kosovën në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

Sipas njoftimit për media, Demolli në takim me ministrin Sajjan, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë, si dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së Kanadasë, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që, do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe NATO-s.Gjithashtu, Ministri Demolli, e ftoj nikoqirin për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progreset e FSK-së, gjë që u mirëprit nga Ministri Sajjan.

Më herët gjatë ditës, para hapjes zyrtare të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, Ministri i FSK-së Haki Demolli, mori pjesë në Mëngjesin Ministerial të kryesuar nga nikoqiri, me temën: ,,Formësimi i agjendës së re, Inovacioni në Misionet Paqeruajtëse Bashkëkohore”. Ky aktivitet u organizua me qëllim që të analizohen praktikat e ndryshme të misioneve paqeruajtëse si dhe të bëhen përgatitjet adekuate për Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi Paqeruajtjen që pritet të mbahet në vitin e ardhshëm në Kanada.

Ai ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krahë të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Krahas Ministrit Sajjan, ishin të pranishëm nën-Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse respektivisht për mbështetje në teren Herve Ladsous dhe Atul Khare, ministrat e mbrojtjes ose zëvendësit e tyre nga ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe shtete tjera anëtare të NATO-së, ndërsa nga vendet e rajonit të pranishëm ishin Ministrat e rajonit nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia.

Exit mobile version