Ballina Lajmet Kosovë Dëmtohen disa varre në Obiliq, Policia nis hetimet

Dëmtohen disa varre në Obiliq, Policia nis hetimet

Dyshohet se të shtunën, në Obiliq, nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore, të cilat po kryejnë hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

“Dyshohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK-së./

Exit mobile version