Ballina Lajmet Kosovë Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.

“Kompleksi Memorial-Zahir Pajaziti, Orllan Podujevë 30.05.2026-30.06.2026. Njësitet policore, pas pranimit të informatës, lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës-në kullë ka vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Exit mobile version