Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Dënojmë vendimin i cili përbën racizëm”

“Dënojmë vendimin i cili përbën racizëm”

Unioni i Dijetarëve Muslimanë ka dënuar dekretin e Presidentit të SHBA-së, Donald Turmp, për mos dhënien e vizave ndaj disa vendeve me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar dhe që mbante firmën e Kryetarit të këtij unioni, Jusuf el-Karadavi, thuhet se dekreti është në kundërshtim me ligjet e SHBA-së dhe ato ndërkombëtare. “Dënojmë këtë sulm i cili hyn në racizëm”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Ndërsa në vijim thuhet se dekreti ndihmon në përhapjen e mendimeve të grupeve radikale, si dhe do të çojë në prishjen e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe vendeve muslimane.

Bota ka nevojë për paqe, si dhe radikalizmi dhe dhuna mund të shërohen vetëm me dialog, thuhet në deklaratë.

Unioni i Dijetarëve Muslimanë i ka bërë thirrje Trumpit që të rishikojë vendimin e tij, si dhe i kanë bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të dalë kundër këtij vendimi.

Exit mobile version