Ballina Lajmet Kosovë Deputetët e Listës Serbe e shijojnë përplasjen mes deputetëve shqiptarë

Deputetët e Listës Serbe e shijojnë përplasjen mes deputetëve shqiptarë

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar situata, kur deputet të pozitës dhe opozitës janë përplasur në mes vete, ndërsa deputetët e Listës Serbe e kanë shijuar këtë pamje, shkruan Gazeta Metro.

Seanca është përcjellë me tensione të cilat për pak sa nuk janë përshkallëzuar në përleshje fizike mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Por ajo çfarë ka rënë në sy është veprimi nga deputetët e Listës Serbe të cilët siç shihet në këtë video të publikuar nga deputetja e VV’së Ardiana Matoshi, janë duke e shijuar gjithë këtë skenë.

Përplasja kishte ardhur pas kritikave të deputetëve të PDK-së në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla lidhur me deklaratat e saj për korrupsionin dhe Gjykatën Speciale.

Deputetja Matoshi ka thënë në postimin e saj në Facebook se derisa ndodhte përplasja mes deputetëve shqiptarë dhe ofendimet ndaj ministres Gërvalla, deputetët e Listës Serbe qeshnin.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb. Qe edhe dëshmia!”, ka shkruar Matoshi.

Exit mobile version