Ballina Lajmet Kosovë ​Deputetët mblidhen sot për buxhetin

​Deputetët mblidhen sot për buxhetin

Seanca plenare e Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vijuar shqyrtimin në lexim të parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se vazhdimi i seancës është caktuar të nisë në orën 10:00.

Debati për buxhetin ishte ndërprerë javën e kaluar pas mospajtimeve mes subjekteve politike lidhur me procedimin e votimit.

Partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – kërkuan shtyrje prej tre ditësh për shqyrtim më të detajuar të projektligjit, çka çoi në prolongimin e seancës për ditën e sotme.

Exit mobile version