Ballina Lajmet Kosovë Deputeti Naser Osmani sot para Gjykatës

Deputeti Naser Osmani sot para Gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet që të vazhdojë gjykimi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani dhe shtatë të akuzuarve të tjerëve, gjykim ky i cili lidhet me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë.

Gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është njëri nga rastet e shënjestruar për liberalizimin e vizave.

Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 7 persona të tjerë po gjykohen në lidhje me privatizimin e fabrikës “Fan” në Podujevë.

Në kohën për të cilën akuzohet, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Agron Kamberi dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe Agim Deshishku si blerës i fabrikës “Fan”.

Exit mobile version