Ballina Sport Futboll Derbi i Dukagjinit përfundon pa fitues

Derbi i Dukagjinit përfundon pa fitues

Liria dhe Vëllaznimi kanë barazuar 2:2 në derbin e madh të Dukagjinit sot.

Vendësit po fitonin 2:0 pas pjesës së parë me Meriton Korenicën dhe Artur Maganin.Megjithatë, Vëllaznimi u rikthye në pjesën e dytë duke shënuar dy gola.

Fillimisht realizoi Albutrint Morina e më pas Semir Zeneli.

Gjakovarët patën raste edhe për ta fituar ndeshjen në minutat e mbetura, madje goditën traversën me Paolo Ivanin në minutën e 93.

Exit mobile version