Ballina Sport Futboll Derbi mes Arsenalit dhe Manchester United

Derbi mes Arsenalit dhe Manchester United

Dashamirë të futbollit, sot do të kenë mundësinë të shijojnë një nga derbit më të mëdhenj në futbollin anglez.

Skuadra e Arsenalit do të jetë nikoqire e Manchester Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës.

Të dyja skuadrat po kalojnë në një formë të mirë në ndeshjet e fundit, ku aktualisht janë në garë për titull.

”Topçinjët” kryesojnë tabelën me 47 pikë, ku deri më tani kanë 15 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Në anën tjetër, ”Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e katërt me 39 pikë.

Ky takim zhvillohet në stadiumin “Emirates” dhe nis nga ora 17:30.

Exit mobile version