Ballina Lajmet Kosovë Derek Chollet mirëpret vendimin e Kurtit për pranimin e propozimit të BE-së

Derek Chollet mirëpret vendimin e Kurtit për pranimin e propozimit të BE-së

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja.

Zyrtari amerikan ka njoftuar se ka biseduar në telefon me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës dhe ka deklaruar që tani sipas tij na duhet zbatimi i këtij propozimi për të siguruar siç është shprehur ai përfitime të rëndësishme për të dy vendet

Exit mobile version