Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Derisa fqinjtë i hapin dyert e kinemave, Katari i fut gratë në...

Derisa fqinjtë i hapin dyert e kinemave, Katari i fut gratë në ushtri

Emiri i Katarit nënshkroi të enjten një dekret për të siguruar rekrutimin vullnetar për gratë dhe për të zgjatur kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak të detyruar për rekrutët, nga tre muaj sa ishte, në një vit.

Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve të Katarit, dekreti i nënshkruar nga kreu i shtetit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani kërkon që burrat e moshës nga 18 deri në 35 vjeç, pavarësisht nga arsimi i tyre, të shërbejnë në ushtri për një vit. Një tjetër ndryshim i legjislacionit është edhe përfshirja e grave në mbrojtjen e vendit, në pozita të ndryshme për të cilat do të trajnohen.

Sipas legjislacionit të mëparshëm, meshkujt që mbanin një diplomë universitare katër vjeçare mund të përfundonin shërbimin ushtarak brenda tre muajve, ndërsa ata që nuk kishin një të tillë duhet të merrnin pjesë për katër muaj.

Vendimi i ri gjithashtu thotë se ata që refuzojnë të marrin pjesë në shërbimin ushtarak pa justifikim mund të përballen me burgim prej një muaji në një vit ose një gjobë prej 13,700 deri 82,400 dollarë amerikanë.

Vendimi erdhi në një kohe të gjatë të lidhjeve të tensionuara midis Katarit dhe fqinjëve të Gjirit, cilët e akuzojnë Katarin për lidhjet me Iranin, një pretendim që Doha e mohon duke ofruar fakte. /MESAZHI/

Exit mobile version