Ballina Sport Deschamps: Ju tregoj formulën për të mposhtur Kroacinë

Deschamps: Ju tregoj formulën për të mposhtur Kroacinë

Një finale për ta fituar tashmë, ndryshe nga 20 vite më parë, kur ai ishte kapiteni i Francës.

Bëhet fjalë për trajnerin e “gjelave” Didier Deschamps që ditën e nesërme do të tentoj të fitoj Kupën e Botës për herë të parë si drejtues. Por përballë do të gjej Kroacinë, që në këtë turne po bën mrekullinë.

“Ata kanë më shumë përvojë se ne? Lojtarët e nivelit të klubit kanë luajtur më shumë finale. Modric është një lojtar shumë inteligjent dhe shumë i lëvizshme. Ai është mesfushori dhe njeriu kyç i skuadrës.  Por në garat e mëdha ka forcë më shumë kolektive se talenti individual…” . Grupi është i ndryshëm nga dy vjet më parë.

Trajneri francez ka dhe recetën se si do të përballet me Kroacinë:

“Fjalët kyçe janë tre: Qetësia, besimi dhe përqendrimi. Gjithsesi, ajo tashmë është një kënaqësi e madhe dhe privilegj të jem këtu për të luajtur ndeshje të këtij niveli. Mbappe? Është një talent i madh. E ka demonstruar para dhe gjatë turneut. Nuk e trajtoj atë ndryshe nga të tjerët, por gjithmonë kam pakënaqësi ndaj të rinjve.”-përfundoi tekniku francez.

Në rast të një fitore eventuale, Didier Deschamps do të jetë trajneri i tretë që futet në histori, pasi më parë e ka fituar Kupën e Botës si një lojtar, duke ndjekur kështu hapat e Mario Zagallo, dhe Franz Beckenbauer./Ora News.

Exit mobile version