Ballina Sport Dëshpëron Loriana, humb edhe në repesazh, kthehet nga Budapesti pa medalje

Dëshpëron Loriana, humb edhe në repesazh, kthehet nga Budapesti pa medalje

Loriana Kuka nuk ka qenë në elementin e saj më të mirë në Grand Prix Budapest 2019.

Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ka shuar ëndrrën për të artën, me humbjen e pësuar nga kubanezja Antomarchi, shkruan lajmi.net.

Rrugëtimi i kosovares vazhdoi në fazën repesazh, ku ajo mund të fitonte medaljen e bronztë, por edhe aty dëshpëroi.

Me humbjen ndaj portugezes Patricia Sampaio merr fund edhe rrugëtimi i Lorianës në Grand Prix Budapest, pa asnjë medalje.

Në duelin e parë të kësaj faze, Loriana ka arritur ta mposht hungarezen Fanni . 

Exit mobile version