Ballina Lajmet Kosovë Dështon për herë të 19-të konstituimi i Kuvendit

Dështon për herë të 19-të konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar për të 19-ën herë radhazi seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e subjekte politike për një konsultim para fillimit të seancës.

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka propozuar votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ndërkaq, kjo mënyrë votimi sërish nuk u pranua nga partitë opozitare.

Deputetët të cilët votuan për 54, kundër 1 ndërsa abstenime nuk ka pasur.

Exit mobile version