Ballina Lajmet Kosovë Dështon përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Legjislaturës së Vlll-të të Kuvendit të Kosovësç Në seancën konstituive të kësaj legjislature, të cilën e udhëhoqi deputeti më i vjetër në moshë dhe deputetja më e re kanë marrë pjesë 113 deputetë ndërsa Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit me 69 vota "pro", 33 "kundër" dhe asnjë abstenim. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Për të 23-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke vazhduar kështu ngërçin institucional që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të fundit.

Seanca e thirrur për ditën e sotme përfundoi pa sukses, pasi nga opozita sërish nuk u pranua votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari sikur në rastet e mëparshme, konstatoi mungesën e kuorumit për formimin e komisionit ad-hoc për votim të fshehtë dhe e ndërpreu seancën.

Nga deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, votuan pro 55, 1 ishte kundër, ndërsa abstenime nuk kishte.

Ndryshe, seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës është mbajtur më 15 prill.

Exit mobile version