Ballina Lajmet Kosovë Dështon përpjekja e 45-të për konstituim të Kuvendit

Dështon përpjekja e 45-të për konstituim të Kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 45-të për konstituim.

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryekuvendarit.

Ndërkaq, partitë e tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, nuk kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

Me 49 vota për, asnjë kundër dhe asnjë kundër, komisioni nuk kaloi.

Seanca e radhës do të mbahet të dielën(13 korrik) në orën 11:00.

Dështimet për konstituimin e Kuvendit po vazhdojnë edhe pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka obliguar deputetët që ta bëjnë Kuvendin më së largu deri më 26 korrik.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, pas së cilës deputetët e zgjedhur janë betuar por nuk kanë arritur ende t’i formojnë trupat e legjislativit.

Exit mobile version