Ballina Lajmet Kosovë Dështon sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin...

Dështon sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të zhvillohet sot ka dështuar sërish të mbahet. Kjo pasi që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultim, por që mes tyre nuk u arrit ndonjë kompromis.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se përfaqësuesit e partive politike braktisën konsultimet dhe si pasojë nuk pati kompromis.

“Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, më 19 prill në ora 12:00 me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.

Seanca e 17 prillit ishte vazhdim i seancës të së martës (15 prill), ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Pas dështimit të seancës ditën e martë, kryesuesit i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i kishte shkruar letër presidentes Vjosa Osmani, ku e njoftoi për zhvillimet e ndodhura në seancë dhe kërkoi sugjerime se si të vazhdohet tutje.

E, pas letrës, presidentja citoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të “jetësojnë dhe jo të bllokojnë” funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve.

Exit mobile version