Ballina Lajmet Dhjetëra kolonë hebrenj futen në Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite

Dhjetëra kolonë hebrenj futen në Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite

Dhjetra hebrenjë në shoqërim të policisë izraelite kanë bastisur Mesxhid al-Aksanë, në Kudsin Lindor të pushtuar, për të festuar Vitin e Ri Hebre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga Autoriteti i Vakëfeve Fetare të Kudsit, në orët e mëngjesit në shoqërim të policisë izraelite në kompleksin e shenjtë hynë 235 kolonë hebrenjë.

Hebrenjtë prej sot deri të martën shënojnë Vitin e Ri, të cilin e quajnë Rosh Hashanah.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Nga ana tjetër, hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ka qenë vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Në një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e quajtur atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë të shtetit hebre”.

Hebrenjtë shpeshherë në shoqërim të forcave izraelite të sigurisë kryejnë bastijes në këtë vend të shenjtë.

Exit mobile version