Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetëra kolonë izraelitë hyjnë me forcë në xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë izraelitë hyjnë me forcë në xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë, mëngjesin e së dielës, në oborret e xhamisë së bekuar Al-Aksa në qytetin e pushtuar të Jerusalemit.

Sipas burimeve lokale, kolonët hynë në grupe të organizuara, zhvilluan ture provokuese dhe kryen rituale talmudike, nën mbrojtjen e forcave izraelite të pushtimit.

Ministria palestineze e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare njoftoi se gjatë vitit të kaluar kolonët, të shoqëruar nga forcat izraelite, kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa plot 280 herë. Gjatë këtyre hyrjeve janë kryer në mënyrë të përditshme rituale talmudike, përfshirë përkulje ceremoniale, fryrje të borisë dhe veshje të rrobave fetare.

Autoritetet palestineze paralajmërojnë se këto veprime përbëjnë shkelje të status quo-së historike dhe fetare të xhamisë Al-Aksa dhe rrisin tensionet në qytetin e shenjtë. /mesazhi

Exit mobile version