Ballina Lajmet Kosovë Dhjetëra persona lëndohen në një aksident trafiku në Vragoli

Dhjetëra persona lëndohen në një aksident trafiku në Vragoli

Rretg 30 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Exit mobile version