Ballina Sport Futboll Dhjetëra persona të arrestuar për incidentin mes tifozerive në Podujevë

Dhjetëra persona të arrestuar për incidentin mes tifozerive në Podujevë

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkani përfundoi me dhunë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Sfida e luajtur në kuadër të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës u mbyll me rezultat 3-2 në të mirë të skuadrës nga Podujeva.

Por, tifozët e Ballkanit duken se nuk e pranuan humbjen në mënyrë sportive dhe filluan t’i demolonin ulëset e stadiumit.

Madje, disa prej tyre përfunduan edhe jashtë stadiumit të Llapit, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar disa presona.

Sipas pamje nga Raporto24, shihen disa tifozët të prangosur.

Exit mobile version