Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetra të vrarë në Ga’za që nga agimi në su’lmet iz’raelite

Dhjetra të vrarë në Ga’za që nga agimi në su’lmet iz’raelite

Të paktën 35 persona janë vrarë nga forcat izraelite në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i sotëm, thanë burime mjekësore për Al Jazeera.

Nëntëmbëdhjetë palestinezë u vranë në pjesët qendrore dhe jugore të enklavës bregdetare.

Të paktën 4 të vrarë në kampin Jabalia të Gazës

Burimet mjekësore thonë se të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi avionët izraelitë sulmuan një shtëpi në zonën Toba, në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia, në Gazën veriore, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Jabalia ka qenë nën rrethim nga forcat izraelite, së bashku me pjesën tjetër të Gazës veriore, që nga fillimi i tetorit. Ndihma është bllokuar dhe qindra janë vrarë, duke përfshirë më shumë se 50 fëmijë, në sulmet në Jabalia në 48 orët e fundit.

Exit mobile version