Somalia ka dënuar ashpër vendimin e Izraelit për të njohur rajonin e Somalilandit, duke e cilësuar atë si një “pushtim të hapur” dhe shkelje të rëndë të sovranitetit të vendit.
Presidenti i Somalisë bëri thirrje për unitet kombëtar gjatë një seance të jashtëzakonshme të përbashkët të parlamentit, ku deputetët e shpallën vendimin izraelit “të pavlefshëm dhe pa efekt juridik”.
Autoritetet somaleze theksuan se Somaliland mbetet pjesë e pandashme e territorit të Somalisë dhe se çdo përpjekje për ta njohur atë si shtet të pavarur përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim për stabilitetin rajonal. /mesazhi
