Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhuna zhvendos mbi 1.8 milionë njerëz në Burkina Faso

Dhuna zhvendos mbi 1.8 milionë njerëz në Burkina Faso

KNKK tha se konflikti ka përkeqësuar krizën ushqimore në Burkina Faso ku 80 për qind e popullsisë së vendit mbështetet në bujqësi për jetesën e tyre

Në Burkina Faso dhuna brenda vendit ka zhvendosur mbi 1.8 milionë njerëz, pothuajse 10 për qind e popullsisë së vendit, tha të mërkurën Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) duke paralajmëruar se numri vazhdon të rritet çdo ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

KNKK tha se konflikti ka përkeqësuar krizën ushqimore në Burkina Faso ku 80 për qind e popullsisë së vendit mbështetet në bujqësi për jetesën e tyre.

“Shumë nga ata të zhvendosur tani mbështeten në ndihmën për të mbijetuar, me 15 për qind të popullsisë në vend që aktualisht përballet me pasiguri ushqimore”, tha KNKK në një deklaratë.

Më të rrezikuarit janë gratë shtatzëna dhe fëmijët e sapolindur, tha ai duke shtuar se 1 në 10 fëmijë në Burkina Faso po përballet me kequshqyerjen.

Rajoni i Sahelit po goditet nga thatësira më e keqe në më shumë se një dekadë, duke shtyrë më shumë se 10.5 milionë njerëz në kequshqyerje, sipas KNKK.

Burkina Faso ka luftuar një kryengritje që është përhapur nga Mali fqinj gjatë dekadës së fundit. /aa

Exit mobile version