Një person ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri që ka përfshirë garazhin e tij, janë djegur dy automjete dhe pajisje bujqësore.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Shtedim të Podujevës, në ora 04:25.
Njësiti i zjarrfikëseve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
